Sport Ndërkombëtar

Liverpool-Manchester United, shumë ndryshime në formacionet startuese

Liverpool-Manchester United

Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit Liverpool-Manchester United, që nis me fillim nga ora 21:00.

Trajneri gjerman – Ralf Ragnick, ka vendosur të bëjë disa ndryshme.

I rikthyer në fushën e gjelbër është  Phil Jones – që së bashku me Magurie dhe Lindelof – në repartin defanziv.

Tandem në mesfushë janë Pogba dhe Matic, teksa dyshja e sulmit përbëhet nga Elanga dhe Rashford.

Për shkak se – mbrëmë Cristiano Ronaldos – i ndërroi jetë djali i porsalindur – sulmuesi portugez nuk është sonte me skuadrën.

Image

Formacioni startues i United

Në anën tjetër, edhe Jurgen Klopp ka bërë disa ndryshime.

Strategu gjerman e ka rikthyer në formacion Joel Matip – në qendër të mbrotjes teksa Koante është në stol.

Në mesfushë – nga minuta e parë luan Jordan Henderson – kurse Keita rikthehet në stol.

Teksa, sulmi përbëhet nga Mane, Salah dhe Diaz.

Image
Formacioni startues i Liverpoolit

Sa i përket tabelës, Manchester City është lider – me 74 pikë të grumbulluara.

“The Reds” janë në vendin e dytë – me një pikë më pak, kurse United pozicionohet në vendin e pestë – me 54 pikë. /Shqip.com