Sport Ndërkombëtar

Liverpool dhe Manchester United interesohen për Kolo Muanin

Liverpool dhe Manchester United planifikojnë të provojnë të transferojnë futbollistin francez të Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani, ë Angli gjatë verës.

Francezi ka rënë në sy të klubeve sidomos për shkak të paraqitjeve të tij mbresëlënëse në Kupën e Botës “Katar 2022”, ku bëri tri paraqitje dhe shënoi në fitoren ndaj Marokut në gjysmëfinale.

Ai gjithashtu ka treguar veten edhe në Bundesligë gjatë këtij sezoni, duke shënuar nëntë gola dhe duke bërë dhjetë asistime në tetëmbëdhjetë ndeshje.

Vlera e francezi shkon deri në 90 milionë funte, ndërsa kontrata e tij me klubin gjerman përfundon në vitin 2027.

/Shqip.com