Sport Ndërkombëtar

Liverpool barazon, Liga e Kampionëve gati e pamundur

Liverpooli ka barazuar në shtëpi me Aston Villan me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 37-të të Ligës Premiere.

Ky barazim e lë me pak gjasa për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi Manchester United dhe  Newcastle kanë tashmë nga tri pikë më shumë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Mysafirët e nisën mirë takimin, duke fituar penallti, por Ollie Watkins nuk ishte i saktë nga pika e bardhë. Pas pesë minutash Douglas Luiz asistoi te Jacob Ramsey që shënoi për 0-1.

Me të filluar pjesa e dytë, Liveprooli shënoi me Coady Gakpo, por goli u anulua për pozitë jashtë lojë nga VAR.

Por “Reds” nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin në minutën e fundit të kohës së rregullt me Firminon që shënoi për 1-1.

Edhe pse ishin dhjetë minuta lojë shtesë, Liverpooli u mundua, por nuk ia arriti të shënojë.

/Shqip.com