Qeveria pas takimit trepalësh: Ka dakordim për heqjen e barrikadave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim gjatë mbrëmjes, të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në njoftimin e lëshuar nga qeveria bëhet e ditur se në takim kishte dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat në veri të cilat pengojnë … Continued

Escobar i qartë: Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë. Një kërkesë e presidentit Vuçiq që e kishte paralajmëruar se do të ia kërkojë KFOR-it. “Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim këtë fare”, ka thënë Escobar për … Continued

Hoti: Paqja në veri sigurohet nga partnerët e Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avduhall Hoti ka folur lidhur me situatën e fundit në veri të vendit. Ai ka thënë se paqja në veri mund të sigurohet nga partnerët e Kosovës. “Shpresoj që gjendja të mos përkeqësohet dhe veprimet që janë ndërmarrë në terren të kthehen mbrapa dhe qytetarët t’i rikthehen jetës normale. Situata atje është … Continued

Kurti sot do të takohet me Lajçakun dhe Escobarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të takohet me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kjo është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media. … Continued

Pas vizitës në Kosovë, Escobar shkon në Serbi

Përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas vizitës së tij në Kosovë do të marrë rrugën drejt Beogradit. Por cilat janë temat kryesore të takimit të Escobar me zyrtarët serbë? Temat e përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Beograd nuk do të ndryshojnë shumë nga agjenda e bisedimeve … Continued

KFOR: Rruga e vetme drejtë paqes është dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë

Trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë kanë thënë se e vetmja rrugë drejtë paqes është që Kosova dhe Serbia të zgjedhin çështjen e tyre nëpërmjet dialogut. Përmes një postimi në Twitter, KFOR-i thotë se është i rëndësishëm shmangia e çdo përshkallëzimi. “E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina të zgjidhin çështjet e … Continued

Petkoviq: Pantiq ka probleme me zemër, nuk po e merr trajtimin e nevojshëm

Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është duke i ofruar Dejan Pantiqit ilaçet e nevojshme mjekësore. Sipas Petkoviqit, Dejan Pantiq ka realizuar së fundi një operacion në zemër dhe i duhet që të marrë terapi. “Për të katërtën ditë, … Continued

Stoltenberg: Të gjitha palët të përmbahen nga përshkallëzimi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë. Ai ka thënë se mesazhi i tij për të gjitha palët e interesuara është që të përmbahen nga retorika dhe veprimet nxitëse dhe të ndihmojnë në uljen e tensioneve. “Forcat tona janë gati, vigjilente. NATO dhe BE po bashkëpunojnë … Continued

Haradinaj takon Escobar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar gjatë ditës së sotme takim me të dërguarin special të SHBA-ve, Gabriel Escobar. “Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, … Continued

Sulm me shok-bombë ndaj EULEX

Gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Rudarë të komunës së Zveçanit persona të panjohur kanë sulmuar me shok-bombë. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës gjatë raportit 24-të orësh. “Në datën e cekur është raportuar se nga persona NN ka pasur sulm me bombë çorientuese (shok bombë) ndaj patrullës monitoruese të EULEX-it”, thuhet në … Continued