Sulm me shok-bombë ndaj EULEX

Vetura e EULEX

Gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Rudarë të komunës së Zveçanit persona të panjohur kanë sulmuar me shok-bombë.

Vetura e EULEX

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës gjatë raportit 24-të orësh.

“Në datën e cekur është raportuar se nga persona NN ka pasur sulm me bombë çorientuese (shok bombë) ndaj patrullës monitoruese të EULEX-it”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se nuk raportohet për të lënduar dhe as dëme materiale.