Stoltenberg: Të gjitha palët të përmbahen nga përshkallëzimi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë.

Ai ka thënë se mesazhi i tij për të gjitha palët e interesuara është që të përmbahen nga retorika dhe veprimet nxitëse dhe të ndihmojnë në uljen e tensioneve.

“Forcat tona janë gati, vigjilente. NATO dhe BE po bashkëpunojnë ngushtë,” tha Stoltenberg.

Që nga dita e shtune në veri të vendit rrugët janë të bllokuara.

Serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme Gjykata Themelore në Prishtinë shqiptojë masën e arrestit prej 30 ditë paraburgim për Pantiq.

Ai po dyshohet se ka organizuar sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur janë sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë.

Për të zgjidhur situatën në Kosovë po qëndron I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me krerët e shtetit ndërsa sot pritet të takohet me liderët e opozitës.

Ndërkohë, kryediplomati evropian, Josep Borrell, i ka kërkuar të dërguarit të bllokut evropian për Ballkanin, Miroslav Lajçak, që të vizitojë më 14 dhjetor Ballkanin.