Haradinaj takon Escobar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar gjatë ditës së sotme takim me të dërguarin special të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

“Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Më tutje Haradinaj ka thënë se angazhimi i SHBA-ve do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.

Escobar pritet që gjatë ditës të zhvillojë takim edhe me dy liderët tjerë opozitarë.