Pas vizitës në Kosovë, Escobar shkon në Serbi

Përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas vizitës së tij në Kosovë do të marrë rrugën drejt Beogradit.

Por cilat janë temat kryesore të takimit të Escobar me zyrtarët serbë?

Temat e përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Beograd nuk do të ndryshojnë shumë nga agjenda e bisedimeve në Prishtinë, ndërsa raportohet se Escobar do të diskutojë edhe për situatën aktuale me zyrtarët e Beogradit, gjegjësisht heqja e barrikadave dhe kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës.

Një pjesë e bisedës do të jetë edhe energjia, por edhe procesi i papërfunduar rreth “Elektroseverit”, por edhe roli amerikan në de-përshkallëzimin e situatës në terren, përkatësisht pjesëmarrjen e KFOR-it dhe NATO-s në sigurimin e sigurisë.

Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe për propozimin franko-gjerman për një marrëveshje për normalizimin, duke qenë se Beogradi ende nuk e ka bërë të ditur qëndrimin e tij.

Escobar do të bisedojë me zyrtarët e Beogradit edhe për sanksionet amerikane, të cilat tashmë janë vendosur ndaj zëvendëspresidentit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe Zheljko Veselinoviqit.

Së bashku me Escaborin duhej të vinte edhe Derek Schole, këshilltar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e anuloi vizitën e paralajmëruar në Prishtinë dhe Beograd për arsye shëndetësore, raporton Danas.