Zyrtari rus: Pa dyshim se Rusia planifikon të qëndrojë përgjithmonë në rajonin e Khersonit

Kherson/ Marrë nga CNN

Rusia nuk do të tërhiqet nga rajoni i Khersonit të Ukrainës.

Zyrtari i lartë rus Andrei Turchak, tha se Rusia ka ardhur në rajonin e Khersonit për të “qëndruar përgjithmonë” dhe nuk duhet të ketë “asnjë dyshim për këtë”.

Turchak i bëri komentet gjatë një vizite në Kherson, rajon i rëndësishëm ukrainas në veri të Krimesë që është pushtuar nga forcat ruse që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës.

“Nuk do të ketë kthim në të kaluarën. Ne do të jetojmë së bashku, do të zhvillojmë këtë rajon të pasur me trashëgimi historike, të pasur me njerëzit që jetojnë këtu”, tha Turchak.

Ai shtoi se statusi i rajonit Kherson do të përcaktohet nga banorët e tij.

“Të mos kalojmë përpara. Në çdo rast, statusin do ta përcaktojnë banorët,” tha Turçak.

Kishte raporte se Rusia do të organizonte një referendum në rajon, por nuk janë bërë të ditura plane, shkruan CNN.

Turchak dhe kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut Denis Pushilin vizituan Kherson të premten dhe u takuan me kreun e administratës së re të emëruar nga Rusia të rajonit Kherson, Vladimir Saldo.

Ukraina ndodhet në ditën e 72-të të luftës, ndërkaq pushtimet ende vazhdojnë edhe në zonat e banuara.