Zelensky refuzon pretendimet se ka ikur nga Ukraina, thotë që është ende në Keiv

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky, ka postuar një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram të premten, duke thënë që është ende në kryeqytetin Kiev dhe nuk është larguar nga shteti.

“Çdo dy ditë informacioni del se unë kam ikur diku– nga Ukraina, nga Kievi, nga zyra ime. Siç mund ta shihni, unë jam këtu në vendin tim, Andriy Borisovich(Yermark) është këtu. Askush nuk është larguar askund. Këtu, jemi duke punuar”, tha Zelensky, raporton CNN.

“Na pëlqen vrapimi, por tani nuk kemi kohë për këtë, për ushtrime të ndryshme kardio”, tha ai me shaka. “Duke punuar. Lavdi Ukrainës”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kritikoi të premten vendimin e NATO-s për të mos i ndaluar fluturimet mbi Ukrainë, pasi Shefi i NATO-s e kishte refuzuar kërkesën e Ukrainës për t’i ndaluar fluturimet mbi Ukrainë.