Kulturë

Promovohet libri me fjalime të presidentit Rugova “Liria si imanencë njerëzore”

Promovohet libri me fjalime të presidentit Rugova “Liria si imanencë njerëzore”
Promovohet libri me fjalime të presidentit Rugova “Liria si imanencë njerëzore”

Me rastin e Ditës së Presidentit, sot është promovuar libri “Liria si imanencë njerëzore” me përmbledhje të fjalimeve të ish-presidentit Ibrahim Rugova gjatë periudhës 1976-2005.

Ideja për botimin e këtij libri, u tha se ishte e presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i cili është edhe botimi i parë i Bibliotekës Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova”.

Në një fjalë rasti, e para e vendit tha se presidenti Rugova ishte dhe vazhdon të mbetet  udhërrëfyesi dhe ndërtuesi i aleancave strategjike të Kosovës me perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo potencoi se libri “Liria si një imanencë njerëzore” ofron një njoftim gjithëpërfshirës me idetë, por edhe vizionin për studiuesit dhe udhëheqësit politikë e shtetërorë të presidentit Rugova. Osmani tha se presidenti Rugova kultivoi dhe mbrojti pa frikë fjalën dhe mendimin e lirë.

Ndërkaq, autori i këtij libri, Munish Hyseni tha se ndër çështjet fundamentale që dominojnë diskursin e këtyre teksteve janë liria dhe identiteti në krijimtari  dhe shoqëri. Ai citoi presidentin Rugova duke thënë se liria është kërkesë e njeriut.

Në kuadër të këtij organizimi, presidentja Vjosa Osmani, i dorëzoi kopjen e parë të librit Fanë Rugovës, bashkëshortes së ish-presidentit Ibrahim Rugova. /KP

/Shqip.com