Rozë

A ishte kënga e fundit dedikim për Xhensilën? Aktori shton dyshimet

“Mosmirënjohja” është kënga më e re e Bes Kallakut.

Që pas publikimit të kësaj kënge me tekst po nga ai, aludimet ishin të mëdha dhe të gjithë ishin në një mendim, që kënga ishte një dedikim për Xhensila Myrtezajn, me të cilën Besi ka dy fëmijë dhe tani është në proces divorci.

Me vargje prekëse, teksti flet për mosmirënjohjen, shkak që ka sjellë edhe krisjen e marrëdhënies.

Teksa moderatorja Fjoralba Ponari dhe opinionistët e “Ferma VIP” e komplimentuan për projektin më të ri, Bes Kallaku tha: “Shpirti është artisti më i madh, pas krijuesit”.

Kjo deklaratë e tij rriti dyshimet se kënga e tij është dedikim për Xhensilën dhe vargjet janë ajo se çfarë ndjen shpirti i tij.

/Shqip.com