Zelenski: Ukraina është “superfuqi shpirtërore”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski e quajti vendin “superfuqi shpirtërore” – për rezistencën që njerëzit kanë zgjedhur për ta kundërshtuar pushtimin rus.

Vendi, tha ai, po performonte në “maksimumin e mundësive”, me ushtarë që luftonin, por edhe njerëz të zakonshëm që mbronin qytetet, spitalet dhe repartet e zjarrit. 

Ai inkurajoi banorët e zonave të pushtuara të protestojnë, nëse është e mundur.

Zelenski tha se Ukraina ishte bashkuar me “miliona njerëz, të cilët u bënë një e tërë”.

Ndërkohë, Associated Press raportoi se ai u bëri një lutje “të dëshpëruar” ligjvënësve amerikanë dje që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë për të marrë më shumë avionë luftarakë në ushtrinë e tij, shkruan The Guardian.

Zelenskiy hapi video-telefonën private me ligjvënësit amerikanë duke u thënë atyre se kjo mund të jetë hera e fundit që ata e shohin atë gjallë.

“Presidenti Zelenskiy bëri një lutje të dëshpëruar,” tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer.

Ai tha se Zelenskiy dëshiron që SHBA të lehtësojë transferimin e avionëve nga aleatët e Evropës Lindore. “Unë do të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar administratën për të lehtësuar transferimin e tyre,” tha Schumer.

SHBA po shqyrton dërgimin e F-16 të prodhimit amerikan si mbushje në vendet e ish-bllokut sovjetik në Evropën Lindore  tani janë anëtarë të NATO-s.

Ata, nga ana tjetër, do t’i dërgonin Ukrainës MiG-ët e tyre të epokës sovjetike, me të cilët pilotët ukrainas janë trajnuar për t’i fluturuar.