Voton kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës

kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hysen

Ka votuar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që ta kryejnë këtë obligim qytetar.

“Një ditë e bukur, e me diell në Podujevë. Ftoj të gjithë qytetarët llapjanë që të dalin dhe të votojnë. Zgjedhjet janë festë, ndaj uroj për proces të rregullt e demokratik, duke falënderuar të gjithë ata që sot janë të angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi”, ka thënë Hyseni.

Në balotazh është kreyatari aktual nga radhë e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi po ashtu ka votuar pak më parë.