Voton Gashi i Obiliqit: Qytetarët me votën e tyre përcaktojnë zhvillimin e qytetit

Kryetari i Iniciativës Qytetarë për Obiliqin, Xhafer Gashi, ka votuar me bashkëshorten për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale.

Xhaferi që po garon për mandatin e dytë, si i pavarur ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë.

“E diel e bukur me diell, me bashkëshorten Afërditen përfunduam obligimin tonë qytetar! Në këtë ditë të shënuar të demokracisë, ftoj gjithë qytetarët që të dalin të votojnë dhe me votën e tyre të përcaktojnë zhvillimin e qytetit të Obiliqit!  Na priftë e mbara”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi më herët kishte garuar nën logon e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Obiliqit, ndërsa herën e dyte themeloi një iniciativë qytetare.

Në balotazh është me kandidatin e Vetëvendosjes, Halil Thaçi, ndërsa diferenca në raundin e parë ishte e thellë.

 Gashi kishte mbi 48 për qind, ndërsa Thaçi 20.19 për qind.