Volodymyr Zelenksi u kërkon zyrtarëve rus të japin dorëheqje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, u bëri thirrje të drejtpërdrejt gjithë zyrtarëve të Federatës Ruse dhe figurave të medias që të japin dorëheqje nga postet e tyre.

Ai u tha që të tërhiqeshin dhe të mbanin qëndrim kundër pushtimit të vendit të tij.

“Nëse qëndroni në detyrë, nëse nuk e kundërshtoni luftën, komuniteti ndërkombëtar do t’ju privojë nga gjithçka”, tha Zelensky. “Gjithçka që keni fituar ndër vite. Kjo tashmë po bëhet.” 

“E njëjta gjë vlen edhe për sistemin e propagandës”, vazhdoi ai. “Dega e katërt e pushtetit në Rusi. Nëse qëndroni të punoni për propagandë, ju jeni duke e vënë veten në rrezik shumë më të madh se sa nëse largoheni. Disa muaj pa punë është padyshim më mirë për ty sesa një jetë e përndjekjes ndërkombëtare”, përfundoi ai.

Kievi është goditur të mërkurën nga forcat ruse në orët e para të mëngjesit.

Një ndërtesë 12-katëshe është dëmtuar pasi është goditur nga bombardimet ruse në distriktin Shevchenkivskyi të Kievit të mërkurën në mëngjes./Shqip.com