Ushtria ukrainase: Kemi vrarë 5 mijë e 840 ushtarë rusë

Forcat e armatosura ukrainase deklarojnë se të dhënat e tyre flasin se nga fillimi i konfliktit trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha ushtarake duke përmendur këtu numrin e ushtarëve të vrarë si dhe dëmtimet në makinerinë luftarake.

Sipas të dhënave të ushtrisë ukrainase deri tani janë vrarë 5 mijë e 840 ushtarë rusë. Janë shkatërruar 30 aeroplanë luftarak, 30 helikopterë,  211 tankse, 862 mjete të blinduara. Si dhe janë shkatërruar 85 sisteme artilerisë, 355 automjete, 40 MLRS granatahedhës si dhe 60 mjete të karburanteve.

Ndryshe kjo është dita e shtatë e luftimeve në Ukrainë dhe palët pretendojnë për numra dhe të dhëna për të cilat ende nuk ka mundësi që të verifikohen nga ndonjë institucion i pavarur.

Trupat ruse janë duke tentuar të pushtojnë qytetet e Ukrainës dhe fokusi i tyre është kryeqyteti ku ndodhen institucionet.

Raportohet se deri tani janë vrarë mbi 100 civilë të pafajshëm nga granatimet./Shqip.com