Ukraina i kundërpërgjigjet Macron-it pas deklaratave për mos poshtërim të Rusisë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka goditur presidentin francez, Emmanuel Macron pasi ai tha se ishte jetike që Rusia të mos poshtërohet për pushtimin e saj.

Macron tha se ishte e rëndësishme që presidenti, Vladimir Putin të kishte një rrugëdalje nga ai që ai e quajti një “gabim themelor”, raporton BBC.

Por Dmytro Kuleba tha se aleatët duhet të “përqendrohen më mirë se si ta vendosin Rusinë në vendin e saj”, pasi ajo “poshtëron veten”.

Ministri i Jashtëm ukrainas tha në një postim në Twitter se “thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë mund të poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do ta bënte atë”.

Nga ana tjetër, Macron ka folur vazhdimisht me Putinin me telefon duke u përpjekurr për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe negociata.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba

Përpjekjet franceze për të mbajtur një dialog me liderin e Kremlinit janë në kontrast me qëndrimet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Kurse, kryeministri i Italisë, Mario Draghi është rreshtuar me Macron, duke sugjeruar se Evropa dëshiron “disa negociata të besueshme”.

Përndryshe, lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 102-të, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti./SHQIP.com