Udhëheqësit evropianë vizitojnë Ukrainën

Njoftimi vjen pas një bisede telefonike midis presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan, Joe Biden, shkruan BBC.

Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë janë bërë liderët më të fundit botërorë që kanë zhvilluar bisedime me presidentin, Volodymyr Zelensky, në Ukrainë.

Ata vizituan gjithashtu qytetin Borodyanka, afër Kievit, shkruan BBC.

Këshilltari presidencial polak, Jakub Kumoch, tha se qëllimi i udhëtimit ishte të tregonte mbështetje për Presidentin, Zelensky, dhe mbrojtësit e Ukrainës në një moment vendimtar.

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda tha se ishte “e vështirë të besohej se mizori të tilla lufte mund të kryheshin në Evropën e shekullit të 21-të”.

Kujtojmë që gjatë javës së kaluar Ukrainën e vizitoi Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen./Shqip.com