Turqia uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Turqia e ka uruar Kosovën, në 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin Twitter, ministria e Jashtme e Turqisë ka shkruar se i janë mirënjohës popullit kosovar, për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve të vështira.

“Urime Dita e Pavarësisë miqve dhe vëllezërve tanë në Kosovë. I jemi mirënjohës popullit kosovar për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve tona të vështira“.

“Faleminderit!”, ka shkruar ministria në gjuhën shqipe.

Kosova ka qenë ndër vendet e para që i ofroi ndihmë Turqisë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar.