Rozë

Çfarë e “theu” miqësinë e Eglës dhe Heidit?

Egla dhe Heidi ishin mike në nisje të “Big Brother Vip”, por duket se me kalimin e kohës, kjo miqësi është thyer.

Ato kanë pasur përplasje të shumta, teksa sot, Egla u shpreh se është e zhgënjyer nga Heidi.

Nga ana tjetër, kjo e fundit u shpreh se për shkak të lojës, Egla e ka kthyer në shënjestër.

Egla: Mbrëmjen e letrave, të cilën e mora seriozisht, u ofendova nga sjellja e këtyre ndaj Gracianos. E mora seriozisht atë të qeshur. Vetëm unë dhe Françeska nuk qeshëm. Kur e pashë Heidin që po qeshte, i thashë me sy që jo. Kjo u fsheh poshtë kapeles dhe vazhdoi. I vetmi që reagoi korektësisht ndaj së qeshurës ishte Meritoni. Heidi ka filluar ta përdorë të qeshurën si sëmundje. Ka ngritur një kështjellë rëre që të gjithë duan ta sulmojnë, ta nxjerrin jashtë etj. Unë nuk e di këtë gjë. Jam ofenduar shumë. Tentova të kem një sqarim me të, sqarim që erdhi në formën e buzëqeshjes, që e përdor për të përbuzur. Dje më tha ‘po të ikën truri’ sikur të ishte diçka skandaloze, që kësaj nuk i ndodh. Mesa duket nuk i dhembin gjërat që ndodhin.Tregon sikur është robot, sikur është zotësi të mos tregosh emocione. I rikujtoj që është shumë emotive dhe kjo më lidh me të. Heidi krijon poezi, dhe unë kam respekt për poezinë. Deri në adoleshencë jemi të gjithë të aftë të krijojmë poezi, por pas kësaj duhet shumë ndjeshmëri për të krijuar poezi, që unë mendoja se Heidi e ka. Dje i kam mbyllur ca dyer, i kishte hapur, tani jo. Më vjen rëndë, turp nga vetja të them jam zhgënjyer. Prisja që kjo vajza të ulej të sqaroheshim, për hir të asaj që ka thënë se kishim marrëdhënie të rëndësishme. Për mua ka qenë marrëdhënia më e rëndëisshme. Më ka ngulur thikën pas shpine. Preferoj Julin dhe Meritonin që më kanë goditur aty ku deshën, përballë. Por Heidi më erdhi me atë respektin e saj, por pastaj doli ndryshe. Nuk kam çfarë flas apo sqaroj me Heidin, me gjithë dashurinë apo respektin për të.

Heidi: Nuk duket normale që Egla të ndihet kaq e ofenduar nga kjo. Egla na bëka të indinjuarën dhe më pas. Që thua pas shpine, unë nuk kam folur asnjë herë keq për ty. Këta po krijojnë ato kështjellat prej rëre që unë të dal manipuluese, e keqja. Në ato situata që ndodhën në living, unë nuk mund të përgjigjem. Jam e paaftë dhe jam e lumtur për këtë, që të debatoj në atë nivel. Unë flas kur ulesh e diksuton, por tallje është fjala që thuhet në një mënyrë dhe ka kuptim tjetër. Egla më thotë fraza si ‘je zero’, ‘s’ke akses tek unë’. Unë i qëndroj fjalës time që ja kam thënë më parë, kjo ofendohet kur unë i them përdoruese teksa më thotë leckë. Respektin që unë e kam kjo nuk e ka. Kur të gjesh ti pozicionin tënd, atëherë do të të përgjigjem. Njeriu është i mbaruar kur nuk arrin të dallojë mikun nga armiku

Egla: E gjej në mashtrim Heidin sepse më parë nuk e kisha parë të mashtronte në këtë shtëpi. Dje pas situatës në living që ishte e tensionuar, kemi pasur një situatë të qetë. Aty i thashëqëkemi pasur biseda të qeta por ti prapë ke ikur. Dhe këtu sërish iku. Pse konfuzohet kaq shumë në marrëdhëniet me njerëzit. Ajo nuk pati guxim të vinte tek unë, tek njeriu që ka marrëdhënien më speciale, të vinte tek unë dhe të sqarohej pas situata që ndodhën. Unë kurrë nuk e kam sulmuar.

Besoj se e bën këtë për lojën, hyn shumë loja, interesi për të mbërritur në finale. Mëvjen keq sepse i kemi thënë njëra-tjetrës sa qejf do ishte të mbërrinim të dyja. E kam dashur në finale. Deri para dy ditësh kur jam ndjerë e ofenduar. Heidi të cilëson si të pakonsiderueshme. E kam ndjerë veten si një gjë, një send. Kur më vjen kjo nga njeriu që kam vlerësuar më shumë në këtë shtëpi, jam ofenduar.

Heidi: Mendoj se është 0 e vërtetë. Ka skaduar që disaditë para suitës. E ka qëllim në vetvete që të dilte vetëm, të më sulmonte, e kërkoi debatin me mua, e shtyn limitin. Kur bën këtë, aty duket lojtari. I intereson rangu i lojës, u bëra shënjestër, e nxjerrim keq këtë vajzën dhe ja. I kthen situatat si ajo do.

/Shqip.com