Truss: Plani i Rusisë nuk po shkon si duhet

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss

Situata në Ukrainë po vazhdon të vështirësohet.

Sekretaren e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka thënë për BBC se situata është shumë, shumë, shumë e vështirë.

Gjithashtu ajo ka treguar se po bën çka po mundet për të marrë furnizime në qytet dhe për ti mbështetur ukrainasit në mbrojtjen e tyre të kryeqytetit.

“Nuk mund të bëj parashikime për të ardhmen, por ajo që dimë është se planet e Putinit nuk po shkojnë sipas planit, ai nuk po bën përparimin që shpresonte dhe si rezultat po përdor teknika dhe armatime gjithnjë e më ekstreme’’, tha Truss.

Ajo tha se me të vërtet nuk mund ti jap përgjigje pyetjes nëse Kievi do të bjerë përfundimisht, duke shtuar kështu se askush nuk e ka menduar që pushtimi i planifikuar do të shkonte ‘’aq keq për Rusinë, sa ka ndodhur’’

Mbretëria e Bashkuar do ti jap Presidentit, Volodymyr Zelensky, gjithë mbështetjen që mundet, shtoi Lizz Truss./Shqip.com