Tahiri: Nëse jo me SHBA-në, atëherë me kë koordinohet Kurti?

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, ka pytur se nëse nuk koordinohet me amerikanet atëherë me ke koordinohet Kurti.

Ky reagim i saj në Facebook erdhi pas takimit që ishte Kurti me liderët e partive opozitare.

“Takimi mes Kryeministrit dhe opozitës nuk rezultoi në unitet por në ndarje rreth rëndësisë se koordinimit me SHBA-te. Opozita u shpreh se janë pro për SHBA-të, ndërsa Kryeministri Kurti vazhdoi të jetë kundër koordinimit me SHBA-te. Një gjë duket absurde, Kurti thotë në media se koordinohet me aleatët, mirëpo pyetja është nëse nuk koordinohet me amerikanet atëherë me ke koordinohet Kurti ?”.

Lexo edhe:

Kurti: Opozitarët janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues

Kurti gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me liderët e opozitës.

Pas takimit, Kurti është shprehur se bisedim ka qenë shumë i mirë por që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se sa mospajtues

“Ishte takim shumë i mirë, pasi ishte takim njoftues për situatën politike dhe të sigurisë me bashkëbisedim të hapur dhe serioz, tash përshtypja ime është që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se sa mospajtues”, ka deklaruar Kurti.

Gjatë zhvillimit të takimit, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është larguar nga takimi duke u shprehur se Kurti ka mbajtur ligjërata dhe se Kurti i ka prishur raportet me SHBA-në.