Skocia hap dyert për refugjatët ukrainas

Qeveria skoceze ka planifikuar një skemë për të mirëpritur refugjatët ukrainasit që kërkojnë strehim.

Skema do t’u sigurojë njerëzve që ikin nga lufta në atdheun e tyre strehim të përkohshëm, ndërsa mund të gjendet një vend afatgjatë, shkruan BBC.

Ministria, Nicola Sturgeon, ka thënë se Skocia mund të mirëpresë 3000 ukrainas menjëherë.

Ajo shtoi se Skocia do të mund të pres të paktën një pjesë të atyre refugjatëve që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne synojmë të shfrytëzojmë plotësisht mijëra oferta individuale nga njerëzit në Skoci të gatshëm t’u ofrojnë ukrainasve një shtëpi”.

Qeveria skoceze është aktualisht e vetmja organizatë në Mbretërinë e Bashkuar që lejohet të sponsorizojë refugjatët.

Disa organizata bamirëse kanë kërkuar qartësi se si do të funksionojë skema e sponsorizimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar./Shqip.com