Shtëpitë e para për refugjatët ukrainas priten javën e ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar

Lizz Truss

Refugjatët e parë pritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar, sipas skemës “Homes for Ukrain”.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Sekretarja e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lizz Truss për BBC.

Ajo tregon se procesi i përputhjes do të hapet zyrtarisht të premten, por që nuk është në dijeni se si refugjatët do të shkojnë në Angli.

Truss ka shprehur falënderimin e saj për popullin britanik, pasi që 122,000 shprehën interes për të pritur refugjatë ukrainas.

Duke folur për TODAY BBC RADIO 4, ajo thotë se rëndësia më e madhe e çdo bisedimi të suksesshmen të paqes duhet të jetë një armëpushim dhe Putini ti tërheq forcat e tij.

“Është shumë e vështirë për Ukrainën të negociojë me armë kundër kokës së saj”, thotë ajo, duke shtuar se ka frikë se presidenti rus po luan “lojëra tymi dhe pasqyre”.

Sekretarja e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, thotë se gjithmonë ka menduar se debati rreth anëtarësimit të Ukrainës në NATO, është një ‘’perde tymi’’ dhe Putin dëshiron që të rikrijojë Bashkimin Sovjetik. 

Deri  tani afër 2 milionë njerëz e kanë lëshuar vendin, e shumë tjerë janë duke u munduar të  ikin si refugjatë./Shqip.com