Rusia vendos sanksione ndaj Bidenit

Presidenti i Amerikës, Joe Biden

Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan, Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë të shtetit amerikan.

Kështu ka njoftuar Ministria e Jashtme e shtetit rus, transmeton BBC.

Sanksionet vlejnë edhe për Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, Këshilltarin e Sigurisë Ndërkombëtare Jake Sullivan dhe shefin e CIA-së William Burns.

Të tjerët do të preken gjithashtu, thotë ministria.

Joe Biden, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të shtetit iu ndalohet hyrja në Rusi.

Këto sanksione janë vendosur si kundër përgjigje e sanksioneve të SHBA-së, ndaj Rusisë, Bjellorusisë dhe oligarkëve rusë.

Sipas ministris këto masa vijnë sipasojë e politikës “rusofobike” të ndjekur nga administrata aktuale e SHBA-s./Shqip.com