Rusia synon zonat civile ne Zaporizhia, thonë zyrtarët

Shënjestra e rusëve në vazhdim thuhet të jetë infrastruktura civile në qytetin juglindor Zaporizhia.

Një gjë të tillë e ka thënë kreu i administratës ushtarake rajonale të Ukrainës, shkruan BBC.

Pas një postimi në Telegram, Oleksandr Starukh shkroi se një stacion treni, dhe një park publik ishin goditur nga raketat ruse.

“Mëngjesi nuk ishte i mirë… Raketat ranë në zonën e stacionit hekurudhor Zaporozhye-2. Sipas të dhënave paraprake, askush nuk u vra. Raketa e dytë ra në zonën e kopshtit botanik”.

Ai pretendon që sulmet kanë ndodhur kur njerëzit nga qyteti i rrethuar i Mariupolit mbërritën ne Zaporizhia, dhe se zyrtarët rajonalë kanë ‘’rivendosur tashmë më shumë se 3,000 njerëz, duke përfshirë 772 fëmijë’’ nga qyteti port./Shqip.com