Rusia pretendon se ka shkatërruar depon e armëve të furnizuara nga NATO

Ushtria ruse

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se shkatërroi një depo armësh të ofruara nga vendet e NATO-s në rajonin perëndimor të Ukrainës Lviv të martën.

“Raketat Kalibr me rreze të gjatë veprimi me precizion të lartë pranë Zolochev, rajoni Lvov, kanë shkatërruar një depo municionesh për armët e huaja të transferuara në Ukrainë nga vendet e NATO-s, duke përfshirë obusët M777 155 mm”, tha Ministria e Mbrojtjes, shkruan CNN.

Zyrtarët ukrainas thanë të martën se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar raketa lundrimi ruse mbi Lviv dhe Ternopil, por pranuan se disa sulme ruse ishin të suksesshme.

“Ishte e mundur të rrëzohej vetëm një pjesë”, tha presidenti Volodymyr Zelensky të martën.

Ukraina ndodhet në ditën e 112-të të luftës, ndërkaq vazhdojnë sulmet intensive në shumë nga rajonet e Ukrainës, të cilat po lënë të vdekur shumë civilë.