Raketa ruse godasin ndërtesën e këshillit të Kharkivit

Një raketë e lëshuar nga Rusia ka goditur ndërtesën lokale të këshillit të qytetit në Kharkiv, ka thënë zëvendësguvernatori i rajonit.

Sipas CNN qyteti është 30 milje nga kufiri rus dhe ka qenë objektiv i bombardimeve intensive gjatë dy ditëve të fundit.

Po ashtu sipas mediumit britanik ka pasur edhe raporte për luftime në rrugë në qytet pasi forcat ruse zbarkuan në qytet gjatë natës.

Të hënën nga ushtria ruse është goditur me raketë edhe stacioni policor në qytetin e Kharkivit në Ukrainës.

Gjatë bombardimeve të fundit në këtë qytet të paktën 21 persona u vranë dhe 112 të tjerë u plagosën në bombardimet e qytetit të Kharkiv në Ukrainë, ka thënë kryebashkiaku i qytetit.

Kharkivi është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë për nga numri i popullsisë./Shqip.com