Putin fajëson Perëndimin për krizën globale të ushqimit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin tha se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk janë përgjegjëse për krizën globale të ushqimit.

Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për rritjen e çmimeve të ushqimit.

“Uria në vendet më të varfra do të jetë në ndërgjegjen e administratës amerikane dhe eurokratëve,” tha ai. 

Putin tha se Rusia është e gatshme të eksportojë më shumë grurë për të balancuar tregjet botërore të ushqimit, shkruan CNN.

“Fokusi i Rusisë do të jetë në furnizimin me ushqim për ato vende që janë në rrezik të përballen me urine”, tha ai.

Udhëheqësit globalë kanë kritikuar ashpër veprimet e Putinit në Ukrainë, duke thënë se Rusia po përdor ushqimin si një armë lufte.

Rusia po bllokon hyrjen detare në portet e Detit të Zi të mbajtura nga Ukraina, që do të thotë se edhe drithi që është ende nën kontrollin e Ukrainës nuk mund të eksportohet në shumë vende që mbështeten në të.

Bllokada e Rusisë tashmë ka rritur çmimet globale të ushqimeve dhe kërcënon të shkaktojë një mungesë katastrofike ushqimore në disa pjesë të botës, sipas Kombeve të Bashkuara.

Autoritetet ukrainase dhe disa zyrtarë ndërkombëtarë, kanë akuzuar Rusinë për grabitjen e vendit të grurit dhe mallrave të tjera në zonat që ajo pushton.

Në fjalimin e tij të së premtes, Putin gjithashtu fajësoi përsëri Perëndimin për “zhvendosjen e përgjegjësisë” te Rusia për çdo problem në ekonominë globale.