Pas EXIT POLL-eve, Prizreni shkon në balotazh

Sondazhet

EXIT POLL-i i Albanian Post ka nxjerrur fitues Shaqir Totajn nga Partia Demokratike e Kosovës në Prizren me 39.4 për qind, përcjell Shqip.com.

Sipas këtij sondazhi, i dyti ka dalë kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje me 35 për qind.

Kurse, Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës është i treti me 16.7 për qind, ndërkaq Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate është i pesti me 4.8 për qind.

I pesti është Lulzim Kabashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2.8 për qind.

Ndërkaq, UBO Consulting, të parin e ka nxjerrë Mytaher Haskukën me 38.9 për qind, Shaqir Totaj i dyti me 29.7 për qind, Anton Quni i treti me 18.9 për qind, dhe Zafir Berisha i katërti me 5.3 për qind.