Para takimit me Kurtin, Escobar takohet me Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Prishtinë, gusht 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Prishtinë, gusht 2022

Zëvendës Ndihmës Sekretari e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Ky takim është paraparë të ndodh përpara takimit të Ecobarit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pra duke filluar nga ora 14:30.

“Në orën 14:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu pret në takim  zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Ndërsa, takimi i Kurtit dhe Escobarit do të filloj në ora 16:30.

Ky takim erdhi në kohën kur Kosova po përballët me tensione të vazhdueshme në veri.

Me 10 dhjetor, serbët  në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada me qëllim të pengimit të dërgimit të ish-policit, Dejan Pantiç drejtë organeve të drejtësisë.

Siç kanë konfirmuar nga Policia, bllokimi i rrugëve ka ndodhur në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok duke pamundësuar kështu lëvizjen e lirë dhe mallrat.

Po ashtu në Rudarë të Komunës së Zveçanit ata kanë vendosur dy kamionë me gurë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Pantiqi dyshohet se ka organizuar sulm terrorist në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Krahas kësaj, me datën 8 dhjetor është plagosur një pjesëtar i Policisë së Kosovës në veri si dhe janë shënjëstruar policia në rrugën që shpie për në Bërnjak- Ata iu kanë kundërpërgjigjur sulmit.