Një preson është plagosur, pas bombardimeve në Luhansk

Pamje nga bombardimet

Forcat ruse qëlluan me predha rajonet Luhansk dhe Dnipro të Ukrainës të dielën duke goditur disa ndërtesa dhe duke plagosur një person.

Sipas zyrtarëve ukrainas predhat po ashtu kanë shkaktuar një zjarr, shkruan Reuters.

Një shkollë dhe një ndërtesë shumëkatëshe u bombarduan në qytetin Sievierodonetsk në rajonin e rrethuar të Luhansk, tha guvernatori i rajonit.

“Për fat të mirë, nuk ka viktima”, shkroi Serhiy Gaidai në Telegram.

Në qytetin qendror të Dnipros, një person u plagos kur një ndërtesë u godit.

Granatimet shkaktuan një zjarr që përfundimisht u shua, tha në një postim guvernatori rajonal Valentyn Reznichenko.

Bombardimet kanë vazhduar në pjesë të ndryshme të Ukrainës, pasi ushtria ruse ka filluar të pozicionohet në pjesën lindore./Shqip.com