Macron pa shpresa rreth përfundimit të luftës në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se ka pak shpresë që lufta në Ukrainë të përfundojë së shpejti.

“Fatkeqësisht kjo luftë nuk do të ndalojë në ditët në vijim,” i tha Macron stacionit francez RTL të premten.

Ai vuri në dukje 9 majin si një “ditë të rëndësishme” për ushtrinë ruse, duke e quajtur pothuajse “të sigurt që për presidentin Putin 9 maji duhet të jetë një ditë fitoreje”.

Putin dhe Macron

“Unë mendoj se ata do të përqendrohen në Donbas. Mendoj se do të përjetojmë skena shumë të vështira në ditët dhe javët në vazhdim atje”, tha Macron.

I pari i Francës paralajmëroi se javët e ardhshme nuk do të “çojnë në shumë lëshime diplomatike nga Rusia”.

Ai gjithashtu theksoi se si përpjekjet humanitare nga Franca, Greqia, Turqia dhe OKB po përballen me “shumë vështirësi sepse “ka një refuzim total nga pala ruse”.

Zyrtarët ukrainas kishin thënë se luftime të rënda janë duke u zhvilluar në lindje të vendit, me bombardime në të gjithë rajonin e Donbasit, përpara asaj që ata paralajmërojnë se mund të jetë një ofensivë e madhe ruse.