Llogaria zyrtare e Parlamentit të Ukrainës njofton për viktimat e fundit në mesin e tyre edhe fëmijë

Pamje nga Ukraina

Luftimet në mes të Ukrainës dhe Rusisë kanë arritur në ditën e shtatë.

Të paktën 21 persona u vranë dhe 112 të tjerë u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, Kharkiv, raporton BBC.

Llogaria zyrtare e Parlamentit të Ukrainës ka publikuar pamje nga vdekja dhe plagosja e civileve në mesin e tyre edhe fëmijë.
“JO mirëmëngjesi, #Evropë . Shpresojmë të jeni të gjithë mirë dhe kafeja e mëngjesit të jetë e shijshme. Sepse ne nuk jemi.🙏RIP vajzën tonë të vogël të guximshme. Ne nuk do të falim”, thuhet në twitterin e publikuar.

Ndryshe ata kanë vazhduar që t’i bëjnë thirrje Evropës që të reagojë më shpejtë./SHQIP.com