Lavrov: Operacioni special ushtarak po shkon sipas planit

Reuters

Rusia luftën në Ukrainë e quan si një operacion të suksesshëm.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se ai që vendi e quan operacioni i tij special ushtarak në Ukrainë po zhvillohet sipas planit – pavarësisht pretendimeve perëndimore për të kundërtën, shkruan BBC.

Duke folur për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua, Sergei Lavrov tha se qëllimet e saj “me siguri do të arrihen”.

Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s se e konsiderojnë Ukrainën si një “mjet” për të frenuar Rusinë dhe tha se ata e kishin detyruar Kievin të bënte një “zgjedhje artificiale, të rreme: ose me Perëndimin ose me Moskën”.

“Nëse SHBA dhe NATO janë vërtet të interesuara për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, atëherë para së gjithash, ata duhet të zgjohen dhe të ndalojnë furnizimin e regjimit të Kievit me armë dhe municion”, tha Lavrov.

Dje një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se fushata ruse për të marrë kontrollin e rajonit të Donbasit ishte “të paktën disa ditë prapa aty ku ata donin të ishin “, me përparim “të ngadaltë dhe të pabarabartë”.

Megjithëse bisedimet e paqes nuk janë zhvilluar ballë për ballë për disa javë, ai tha se diskutimet e një drafti të një traktati të mundshëm po diskutoheshin çdo ditë me video-konferencë./Shqip.com