Kurti zhvillon bisedë me Borrell e informon për qortimet për targat ilegale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me Josef Borell.

Tema kryesore e kësaj biseda ka qenë vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat ilegale në veri të vendit.

“Mbrëmje vonë në Kosovë për mua, natën vonë në Emiratet e Bashkuara Arabe për të — një telefonatë e mirë me HR/[email protected] ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. E bëri me dije se nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje, 0 incidente apo ankesa” ka shkruar Kurti.

erbët në veri të vendit gjatë ditës së sotme kanë mbajtur protestë në sheshin kryesor “Car Lazar”.

Në këtë tubim të organizuar nga ora 12:00, Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ish-ministër për Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka bërë thirrje që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe të zbatohet Marrëveshja e Brukselit.

Pas largimit nga institucionet e Kosovës gjatë ditës së djeshme, dhe dorëheqjes së Goran Rakiçit nga pozita e ministrit në Qeverinë e Kosovës, sot gjatë ditës edhe Kryetarët dhe këshilltarët e katër komunave veriore kanë dhënë dorëheqje.

Dorëheqje këtë mëngjes kanë dorëzuar edhe kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Po ashtu se gjatë ditës së djeshme, policët serbë në Veri kanë dorëzuar detyrën, duke zhveshur uniformat e Policisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar qytetarët serbë ta ruajnë qetësine e sigurinë.

Sipas tij Lista Serbe është vegël e presidentit Vuçiq, që e kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

Rakiq tha se këto vendime do të jenë në fuqi derisa Qeveria e Kosovës  të tërheqë vendimin për tabelat dhe të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm, i cili mund të çojë në tensione të mëtejshme.