Kuleba: Ukraina duhet menjëherë të pranohet në BE
Publikuar:
(01.03.2022 13:45:59)
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka deklaruar se tani është momenti që Ukraina të pranohet në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter
“Vendimi më i mirë që BE mund të marrë tani është të pranojë Ukrainën si një anëtare të re me të drejta të plota të Bashkimit Evropian, pa vonesa. Kjo kohë historike kërkon të merren vendime të mëdha dhe historike të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Ky hap është pikërisht një vendim i tillë”, deklaroi ai.
Të bëhesh anëtare e bllokut është një procedurë komplekse dhe Ukraina nuk është aktualisht një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE./Shqip.com