Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar zotohet të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnsin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Johnson u zotua të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën në bisedën telefonike me Zelenskyin të premten.
Kryeministri u zotua të qëndrojë me Ukrainën në një kohë kur populli i saj “po përballej me një tmerr të tillë me një guxim të tillë”.
“Ne e dimë se duhet të bëjmë më shumë për të ndihmuar. Unë zotohem se do ta bëjmë”, Johnson i tha tha Zelenskyit.
Duke folur në konferencën e Konservatorëve Skocezë në Aberdeen, ai tha se Ukraina po luftonte “jo vetëm për jetën dhe shtëpitë tuaja, por për kauzën e demokracisë dhe vetë lirisë”.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar kishte “udhëhequr” në ofrimin e armëve për Ukrainën dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Zelensky të premten tha se Ukraina së shpejti do të pranohet edhe në Bashkimin Evropian./Shqip.com