Kina: G20-ta nuk është vend i duhur për të diskutuar çështje politike si ajo e Ukrainës

Kina Forumin e G20-ës, e ka cilësuar si vendin jo të duhur për të diskutuar çështje politike dhe të sigurisë si ato të Ukrainës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijan, ka thënë se G20 është forumi kryesor për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar por nuk është vendi i duhur për të diskutuar çështje politike dhe të sigurisë si Ukraina, shkruan CNN.

G20 është një forum ndërqeveritar i përbërë nga ekonomitë më të mëdha në botë duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe SHBA-në. Ajo do të mbajë samitin e radhës të liderëve në tetor në ishullin indonezian të Balit.

Përveç samitit të liderëve, gjatë gjithë vitit organizohen ngjarje të veçanta, duke përfshirë grupe pune, takime Sherpa dhe takime ministrore.

Në shkurt, pushtimi i afërt i Rusisë në Ukrainë dominoi bisedimet midis ministrave të financave të G20 në kryeqytetin indonezian të Xhakartës, me liderët që paralajmëruan për pasojat ekonomike që do të vinin nga çdo konflikt.