Kandidati i VV-së për Ferizaj: Pjesëmarrja në votime është detyrë e të gjithëve

Valon Ramadani, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajt, ka thënë se “pjesëmarrja në votime është detyrë e të gjithëve”.

Ai ishe i  shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Mirjeta.

“Pak minuta mjaftojnë që secili ta japë vendimin e vet për të ardhmen e Komunës”.

“Pjesëmarrja në votime është detyrë e të gjithëve, sepse pa votë nuk ka demokraci”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Kundër-kandidatët e tij janë; Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës si dhe Sibel Halimi e Lidhjes Demokratike të Kosovës.