Javid: Nga e shtuna janë dhënë tre mijë viza


Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid u është përgjigjur pyetjeve në BBC Breakfast – se sa viza janë dhënë përmes skemës së familjes së zgjeruar në Ukrainë.

Javid thotë se shifra e fundit që ka është rreth tre mijë – që nga e shtuna, por shton se ka të ngjarë të jetë më e lartë deri tani, shkruan BBC.

Ai shtoi se Sekretari i Nivelit të Lartë, Michael Gove do të shpallë një skemë të dytë më vonë, e cila do të përfshijë njerëzit që strehojnë refugjatë.

Javid potencon se përmes bamirësive “njerëzit që duan të vijnë në MB do të lidhen me një mikpritës”.

Ai po ashtu shtoi se “se vizat do të jenë për të paktën tre vjet” dhe shton se “refugjatët do të kenë të drejtën e punës”.

“Është e rëndësishme që kushdo që bëhet mikpritës të mund të përmbushë detyrimet e një mikpritësi, që të mund të kalojë kohë me këto familje dhe të ndihmojë, por ka shumë mënyra që ne të gjithë mund t’i ndihmojmë dhe çfarëdo që bëj në nivel personal, unë me siguri do të ndihmojë” – tha Javid.