Hovenier uron Kosovën: Partneriteti ynë mbetet i fortë si guri

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një video mesazhi të postuar në Twitter, e ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ai ka thënë se është nder që të jetë pjesë e historisë së përbashkët të Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, SHBA-ja është krenare për përkrahjen e hershme dhe të qëndrueshme që i ka dhënë Kosovës dhe për partneritetin me popullin e Kosovës.

“Kam pasur privilegjin dhe nderin të jem pjesë e historisë sonë të përbashkët, duke parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen tonë të hershme dhe të qëndrueshme për dhe partneritetin me popullin kosovar.

Kemi qenë me ju prej fillimi dhe partneriteti ynë mbetet i fortë si guri”, thekson në urimin e tij, ambasadori Hovenier.