Lajme

BE: Kosova shkeli marrëveshjen për vizitat zyrtare

Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur sot pasi Qeveria e Kosovës ia ka refuzuar hyrjen në Kosovë patriarkut serb Porfirije.

Stano në një deklaratë për media tha se Kosova e ka shkelur Marrëveshjen e vitit 2024 për vizitat zyrtare me Serbinë.

“Vizita e Patriarkut Porfirije ishte e njoftuar, ishte në përputhje me marrëveshjet përkatëse të dialogut, dhe do duhej të lejohej të procedohej, do të duhej të lejohej të shkonte para. Duke e refuzuar hyrjen e tij, Qeveria e Kosovës jo vetëm që e ka shkelur Marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare, por gjithashtu në mënyrë flagrante e ka injoruar rëndësinë e Kishës Ortodokse serbe që vazhdon ta ketë për një pjesë të qytetarëve të Kosovës… Bashkimi Evropian vazhdon të bëj thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve që janë arritur”, është shprehur Stano.

/Shqip.com