Ekonomi

Prezantohet platforma “Made in Kosova”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se lansimi i platformës online “Made in Kosova”, paraqet potencialin e vendit drejt një njohje më të gjerë e një tregu ndërkombëtare përmes misioneve diplomatike dhe konsullore.

Kreu i ekzekutivit ka deklaruar se kjo platformë dhe ky kënd synon prezantimin e Republikës së Kosovës, sa më mirë në arenën ndërkombëtare.

“Bukuria e Kosovës e fjetur në shumë vende, në mungesë të një platforme sikur kjo që e vlerësojmë sot. Sot ne vijmë në fund të mungesës së kësaj platforme sot ne nderojmë miqësinë e vendit tonë dhe ata që punuan për vendin. Platforma Mic jo rastësisht nënkupton ‘Made in Kosova’, tregon transparencën, synon të jetë dritarja e parë për ata që duan të mësojmë për vendin tonë. Platforma krijon mundësi komunikimi direkt, që MPJD e lidh me departamentin përkatës, e lansojmë iniciativën e këndit ku sipërmarrësit tanë mund të kyçen e krijon një imazh të besueshëm të Kosovës për të hyrë në tregje të huaja. Kemi dyfishim të eksportit 62.3 për qind krahasuar me vitin e kaluara”, ka thënë Kurti.  

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë së ky projekt është ambicioz në bashkëpunim më USAID-in, dhe shoqërinë civile. Kjo platformë nxjerr në pah imazhin kulturor për paraqitjen e Kosovës në një mënyrë inovative për të forcuar bizneset vendore me partnerë ndërkombëtarë.

“Bashkë me sektorin privat dhe shoqërinë civile synojmë forcimin e imazhit të Kosovës. Një projekt i tillë tregon qëllimin për arritjet tona të përbashkëta. Si MPJD kemi qenë të hapur për bashkëpunim jonë është që të vazhdojmë bashkëpunimin për të fuqizuar diplomacinë dhe për të qenë konkurrent. Platforma Mic do jetë një ndihmesë për rritjen e ekonomisë, marrjen e përvojave të reja dhe fuqizimin tonë”, ka thënë ministrja.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, deklaroi se shteti i tij dëshiron që Kosova ta zërë vendin e saj në botë.

“Është e rëndësishme të adresojmë çka i duhet Kosovës, Mezi presim angazhimin tonë të vazhdueshëm e i mirëpresim sukseset e ardhshme”, deklaroi Hovenier.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se përmes kësaj platforme MPJD ka  për të treguar potencialin e vendit tonë në fusha të ndryshme.

“Është një rrugëtim i përbashkët të jenë pjesë e rrugëtimit, ajo që na duhet si Republikë është të ndihmojmë njëri-tjetrin Puna e madhe është bërë prapa një strategjie, ne synojmë që këtë strategji mos ta mbajmë në sirtar”, u shpreh ajo.

/Shqip.com