Gjatë javëve të fundit Polonia ka dërguar mbi 200 tanke në Ukrainë

Polonia ka dërguar mbi 200 tanke T-72 në Ukrainë gjatë javëve të fundit.

Të premten Polskie Radio raportoi se 200 tanke për të ndihmuar luftën në Ukrainë u dhuruan nga Polonia, shkruan BBC.

Deri më tani, Polonia i ka ofruar Ukrainës pajisje ushtarake me vlerë 1.6 miliardë dollarë, tha javën e kaluar kryeministri polak Mateusz Morawiecki. 

Përveç tankeve, Polskie Radio tha se pajisjet përfshinin gjithashtu dhjetëra automjete luftarake të këmbësorisë dhe 2S1 Carnation vetëlëvizëse, dronë, raketa-hedhës të shumëfishtë Grad dhe sisteme të mbrojtjes ajrore portative Piorun (Thunderbolt).

Anëtarët e NATO-s kanë ofruar ndihmë ushtarake për të ndihmuar mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit rus.

Javën e kaluar, një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së u tha gazetarëve se SHBA-ja ka krijuar një qendër kontrolli për të koordinuar dërgesat dhe “racionalizuar shpërndarjen” e ndihmës ushtarake për Ukrainën me forcat amerikane dhe aleate në Shtutgart, Gjermani, brenda zonës së Komandës Evropiane të SHBA-së./Shqip.com