Dhjetë grave në burgun e Lipjanit iu pamundësohet votimi Shqip Publikuar: (17.10.2021 14:34:14) Share Facebook Messenger Twitter WhatsApp Viber Brenda burgut në LipjanDhjetë grave në “Qendrën Korrektuese për Femra” në Lipjan nuk iu është mundësuar të votojnë për shkak të mungesës së dokumenteve.Deri mesditën e së dielës, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar nëntë të burgosura, gjashtë prej tyre të dënuara dhe tri të paraburgosura.Ndërsa, dy të burgosura të cilat kanë shprehur interesim për të votuar nuk kanë qenë pjesë e listës së votuesve.Të tjerat kanë refuzuar të shfrytëzojnë këtë të drejtë.Gjithsej 36 të burgosura kanë të drejtë vote në Kosovë, dy prej të cilave janë të mitura, ndërsa katër shtetase të huaja.Këto të dhëna i ka konfirmuar për Shqip.com Florent Gashi, zëdhënës për media i Shërbimit Korrektues të Kosovës.Sot po mbahen zgjedhjet e shtata lokale në Kosovë që nga përfundimi i luftës më 1999./SHQIP.com Share