Çitaku: Nuk i komentoj EXIT POLL-et, votat janë në kutitë e votimit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në konferencë për media

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media të mbajtur pas përfundimit të procesit zgjedhor të së dielës, ka thënë se nuk do të donte t’i komentonte EXIT POLL-et e publikuara në media të ndryshme, meqë votat e vërteta janë brenda kutive të votimit.

Ajo më tej ka kërkuar nga zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, komisionerëve e vëzhguesve që të bëjnë punën e tyre dhe të numërojnë çdo fletëvotim në mënyrë të drejtë.

“Falënderoj të gjithë zyrtarët përgjegjës për organizimine zgjedhjeve policinë e Kosovës që u kujdesën për sigurinë. Tani të gjitha votat e qytetarëve ndodhen në kutitë e votimit. Ftojmë komisionierët dhe vëzhguesit të numërojnë me saktësisht çdo fletëvotim dhe çdo votë. Rezultatet e para janë shumë pozitive për Partinë Demokratike të Kosovës, tani e presim me padurim konfirmimin zyrtar të KQZ-së”, ka thënë ajo.

“Unë me tërë respektin dhe konsideratën maksimale për punën e të gjithë atyre që kanë punuar me EXIT POLL-e nuk do t’I komentoja ato. Votat janë në kutitë e votimit, vetëm do të kërkojë nga organet respektive, KQZ-ja e zyrtarët tanë ta bëjnë punën e tyre”, shtoi Çitaku.

Sipas EXIT POLL-eve të publikuara nga Albanian Post, RTV Dukagjini e Klan Kosova, në Komunën e Prishtinës, kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të shkojnë në balotazh, duke lënë në vend të tretë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismailin.