Biden: Putin është një kriminel lufte
Publikuar:
(16.03.2022 20:48:31)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e ka quajtur për herë të parë “kriminel lufte”, presidentin rus, Vladimir Putin.
Deri më tani, administrata e kishte shmangur përdorimin e frazës, përfshirë edhe kur ishte pyetur drejtpërdrejt.
Duke folur me gazetarët pas një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, Biden tha: “Unë mendoj se ai është një kriminel lufte”, raporton BBC.
Më herët të mërkurën, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, kishte thënë se SHBA-ja “po dukej shumë e vështirë” për të përcaktuar nëse forcat ruse synojnë qëllimisht civilët.
Ukraina i ka kërkuar Hagës që të hetojë Rusinë për krime lufte.