BE vendos sanksione ndaj mediave shtetërore ruse

Bashkimi Evropian.

Bashkimi Evropian të martën ka vendosur masa të reja kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Në bazë të këtyre masave, BE-ja do të pezullojë urgjentisht aktivitetet e transmetimit të mediave shtetërore ruse, Sputnik’ dhe RT/Russia Today në BE.

Këto masa do të zgjasin derisa agresionit ndaj Ukrainës të marr fund dhe derisa Federata Ruse dhe organet e lidhura me të mos shpërndajnë informacione dezinformuese dhe manipuluese ndaj BE-së dhe shteteve të saj anëtare.

“Manipulimi sistematik i informacionit dhe dezinformimi nga Kremlini përdoret si një mjet operacional në sulmin e tij ndaj Ukrainës. Ai është gjithashtu një kërcënim domethënës dhe i drejtpërdrejtë për rendin dhe sigurinë publike të Unionit”, ka thënë Josep Borrell, përfaqësues i Lartë për Punët e Jashtme në BE.

Më herët BE kishte vendosur edhe sanksionime të tjera përballë Rusisë, ku përfshihen edhe ndalimin e fluturimit të hapësirës ajrore të BE-së, ndalimin e transaksioneve me Rusinë./Shqip.com